Keq isha, njeri s‘kisha
Zemra m’u ça, fjala m’u zbeh,
Kam buzëqesh mos me shfaq dhimbjen
Por mbas saj shumë lot kam fsheh
Rashë përdhe, po s’u dorëzova,
E plagosun, udhën vazhdova
Veç kush ban durim në dhembje
Gjen gëzim në çdo gjendje
Çdo sprovim ma dha nji mësim,
Çdo rrëzim ma dha një ngritje
Kur je vetëm në rrugëtim
Të forcon çdo goditje
Kur je vetëm, nuk ngatërrohesh
Te njerëzit shpresat s’i var
Me shkru’ harten e fitores
T’mjafton Zoti Dëshmitar.
