Sulmuesi spanjoll i transferuar së fundmi në Barcelona, Ferran Torres është shprehur shumë optimist për ecurinë e katalunasëve deri në fund të këtij sezoni, duke thënë se do të luftojnë deri në fund për titullin e La Ligas, transmeton Gazeta Metro.
Barcelona është duke kaluar në një formë të mrekullueshme në vitin 2022, duke u rikthyer në top katërshen e kampionatit dhe tani sipas spanjollit ata do të luftojnë deri në fund për titull.
“Do të luftojmë për La Ligën derisa të ketë matematikisht një kampion, deri në momentin e fundit”, ka thënë fillimisht Torres.
Pastaj ai shtoi: “Ne jemi Barça dhe mund ta kthejmë situatën. Ne jemi një ekip i ri dhe mund të ja dalim”.
22-vjeçari gjatë intervistës u pyet edhe rreth çmimit të tij prej 55 milionë eurosh, duke thënë: “Nuk ndiej presion për shkak të kësaj, luaj për të shijuar veten me përulësi”.
Ferran Torres u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit tek Barcelona nga Manchester City, ai edhe më herët kishte qenë pjesë e kampionatit spanjoll, por atë kohë ishte pjesë e Valencias.

