ISA BOLETINI
Emri Isa, cicërimë e pandalur
blerimi të madh,
Cernalevës, Kaçanikut,
Shkupit, Kalasë së Mitrovicës…
Iku nga jeta konsulli rus.
Por nami, dhembja janë Zot,
një betejë, një pritë e re,
Kosovë, Shkup, Vlorë…
Ato ditë të gjitha kishin ajrë Vlore,
edhe misri i pakët nëpër toka po nxirrte zë,
edhe këmbët e duart flakë po mbanin njëjtë.
Krah Ismail Qemalit, Pavarësia u lind.
„Jo, ministër, Ismail… duhen mendjendritur !
Ngrita krye për hak të Shqypnisë,
nuk lyp shpërblime për vete…
Jam mirë, kur Shypnija është mirë!“
Ato ditë cicëronin gjthë marrëdhëniet,
e trupave në hapësirë e historia.
Madhështia e dheut kish marr emër njeriu,
kish ngrehur në qiell çerdhe,
sfondi blu i mendjes,
drejt brigjeve të diellit, damar i vendit,
tundet, lëkundet kodra e dyshemeja në dhoma.
Por vdekja kishte këtë bark që ka dhe tani,
u gjend Isai 1916-te në Shkodër,
mbi malazezët organizim mbrojtjeje…
Nuk iku, vecse pak kohë,
23 janari 1916: u vra,
shovenët në Podgoricë ciatin si minj.
Ra me të bijtë, Halilin dhe Zahidin,
nipërit, Jonuzin, Halitin e tre luftëtarë tjerë.
Kapelat si dhëmbë, plumbat si gjene vrasësish
i pinin gotat e varrit një Çlirimtari Gjigant.
Sot nënat me fëmijë në duar
shkelin barit dhe kthejnë kokat paksa
mbi mermer e metal.
Ka dhe që shohin shkronjat, numrat
e zemrat e tyre rrahin, pa bezdi,
a thua për drekë sot ç‘do hanë?
Mbase duke kujtuar ç‘zinte tryezë e bukës
të njëjtës kohë dje?
A do ishte mirë ca pak me tepër
fiq, rrush të tharë, gotë vere
e rreze plazhi më vonë, tej dreke?
Sot Shtatorja, Isa Boletini, Vlora
akullnaja shkrirë me mallë
Egjeut, Jonit e Adriatikut.
Ore, lopatat e maratonit kombëtar,
rrugë dallgësh, mbetur përgjysmë,
apo mos ka det, tokë, ëndrra
që s‘presin çapitje yjesh flakëve shqipe?
