Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritFetah Maliqi-NDJENJA ÇMENDURIE

Fetah Maliqi-NDJENJA ÇMENDURIE

NDJENJA ÇMENDURIE

Në ëndërrat e çuditshme
të natës së tërbuar
erdhën me vizione të shkurtëra,
pasi u munduan të gjejnë
strehë te të gjitha mrekullitë
e botës së madhe.


Në një agoni të ringjallur
nëpër do shkëndija shprese,
në bebëzat e tua të mëngjesta
zgjohet nga një fortunë e papritur.


Çuditërishtë,- edhe trëndafilat
në sakësit tona të fishkur,
papritmas drejtojnë gonxhet
kah lindja, ngjajshëm me një
buzëqeshje të befasishme
në buzët e thara të kohës.


Një ndjenjë çmendurike
ma rizgjon përgjumjen,
sa i ngjas një foshnjeje
të vjetër sa koha
dhe një ninule të ëmbël,
sa nuk dëgjohet askund…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT