U HARRUA SHPEJT LUFTA
Eh, si qe robëria!…
Dhe rezistencë kishte ngado,
U hap dhe lufta çlirimtare,
u hakmorr robëruesi,
ndezur shtëpi
,
larguar nga vendi të gjithë,
meshkuj, femra, fëmijë
.
Shumë shtëpi u mbyllën,
mjaft ikën, s’u kthyen,
të tjerë u vranë,
shumë u zhdukën,
sa e sa jetima mbetën.
U harrua shpejt lufta,
gjaku që u derdh ngado,
vuajtjet e tmerrshme,
Kosovë Dardane, qëndro!
U harrua shpejt ëndrra
e një jetë të mirë
e të gjithëve.
Varret si s’i kujtojnë,
me shpirt shkrumb u hapën?
Po shtëpitë e ndezura?
Lumin me rënkime, ofshamë
e vuajtjeve?
Kolonat e shpërnguljeve?
Lotët e nënave,motrave,
Jetimat në djep e rrugëve?
Dardanë, kush nuk qenë
fjalët, idealet, ëndrrat,
betimet!
Ku mbetën gjenerata pa fund
që vunë gurë themelesh
të lirisë së pastër, të mirë
që vërtetë s’e pamë akoma të tillë…?
