Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritFitnete Bashota Krasniqi -QETËSI

Fitnete Bashota Krasniqi -QETËSI

Në arkën e shpirtit
Me dry e mbylla mërzinë
Kur i ndala të gjitha dritat
E të thatë e lashë shtëpinë
.
Merzia m’preku plagën e acarume
Kur mi përkëdheli Nëna flokët
Me ato dy duart e bekume.
.
Zani i saj i ëmbël si zogë kanarine
Mi ndezi të gjitha dritat e shtëpisë
Mu bë diell e dritë pas shpine.,

I vështrova të dyja bashkë
Me syt e mi prej skifteri
Qetësia ma ndali ajrin
E lotët e mi formuan ylberin!

Qetësi e heshtje e madhe ra
Nxitova rrugës e trishtume
Mes mërzisë e vajit
Kujtova vitet e lumtura ,vitet e bekume.

U struka në auto aty mbrapa
E n’qetësi fola me hënën gjatë
Kishin ikur edhe yjet
Terri e kishte zaptu këtë natë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT