Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritFitore Haklaj-HESHTJA

Fitore Haklaj-HESHTJA

HESHTJA

Erdhe ngadal në shpirtin tim
Heshtje e verbuar sa shumë të ndjeva
Më there thellë në ashtin e fundit
Trupin e ligështove aq shumë


Largohu nga koka ime të lutem
Shko larg aty ku vendin e ke në paqë
Heshtje që nuk je asgjë më shumë
Nuk të vërej unë, per të tjeret nuk e di


Kur erdhe në dhomën time hije e zezë
Nuk te deshta aspak moj
Merre një rrugë të gjatë largë nga ky vend
E mos eja kurrë më tek unë


Bota ime nuk është heshtja
Dergom afer një lumi ku ka shumē gurë
Merre at copë të madhe e më godit
Më mirë se të ndjej heshje në shpirtin tim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT