Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritFitore Haklaj-TI MË HUMBE

Fitore Haklaj-TI MË HUMBE

TI MË HUMBE

Ti e ngrite zërin
Bëre vetëm zhurmë
Në qetësi të dëgjova
Aspak nuk u habita


Ti edhe ofendove
Më një shikim të qartur
E ngrita kokën lart
asnjë fije nuk u mërzita


Ti më përbuze
Më ule e më zemërove
Aty të shikova në sy
E dy pika loti më dolen


Ti nuk pate shpirt
Më lëndove ditë për ditë
Kjo zemër u tha ngadalë
E të tha lamtumirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT