Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritFitore Haklaj-Toka ime

Fitore Haklaj-Toka ime

TOKA IME

E luta hënën të më bëj pakëz dritë

Por nga lodhja m`u mbyllën sytë

Mëngjes i bukur m`u duke edhe sot

Dielli im filloj ngadalë të më ngroh

Ju male që aq shumë ju dua

Mos harroni të më këndoni

Ledhatoni trupin tim të rraskapitur

Fusha të bukura të mërgimit tim

Lulet e pranveres që më gjallëroni

Një ditë për mua do të vallëzoni

Nuk ngopen kurrë më aromën e juaj

Mbi varrin tim do ju ujitë me lotë

Ah tokë sa shumë që mërzitem

E bukur je nuk të mungon asgjë

Ajo balta e oborrit të fshatim tim

Më duket flori, i imi mëmëdhe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT