Prof.Dr. Sadri Rexhepi
Ejup Brahimi është lindur më 20 dhjetor të vitit 1948 në fshatin Prapashticë, të komunees së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndersa të Shkollën Normale në Prishtinë. Në procesin edukativo arsimor u inkuadrua në vitin 1968 në fshatin e lindjes në Prapashticë.Ejupi punoi edhe në Barilevë dhe në Bardhosh e më vonë për 15 vjet punoi edhe në ,,Rilindje”.Pas luftës deri në pension punoi mësues në Prapashticë.Unë e njoh që nga vitet e 80-ta kur punonim së bashku në Bardhosh.Mbante një çantë në dorë plotë lapsa e fletore me shënime nga të cilat tani ka botuar 13 vepra.Ka qenë portret i mësuesit shëmbullor. I dashur dhe i çmuar nga nxënësit po edhe nga kolegët.
Libri ,,Fjalë të urta, Gjëgjëza dhe Përralla” i Ejup Brahimit është një thesar i gjall i folklorit shqiptar, ku ndodhen urtësia popullore, mendimi saterik dhe humori i hollë. Përmes kapitujve të tij, autori sjell një përmbledhje të pasur të fjalëve të urta, gjëgjëzave dhe tregimeve të shkurtëra të cilat përvecse argetojnë, bartin mesazhe të thella morale e shoqërore.
Që në fillim, libri ofron një parathënie të qartë dhe shënime për autorin, duke i dhënë lexuesit kontekstin e nevojshëm për të kuptuar qasjen e tij krijuese. Me pas, renditen fjalët e urta dhe gjëgjëzat, të cilat shfaqin një
mori shprehjesh të mencura që janë trsheguar brez pas brezi, duke ruajtur origjinalitetin e gjuhës së popullit.
Pjesa më e gjerë e librit i kushtohet përrallave, të ndara në nënzhanre e motive të ndryshme: tregime për të qeshur, anekdota me personazhe fshati e qyteti, satira mbi zakone të vjetra dhe kritika sociale e morale. Titujt si ‘’Lypësi’’, ‘’Njeriu vdes tri herë”, “Vorri i shurdhavicës”, “Mashtrimi”, “Plaku në hotel”,”Amaneti i kaut”,”Tri deshira edhe tri të pamira”, “apo “Dhëndri s’pari te gjyshja”, dëshmojnë larminë tematike dhe aftësinë e autorit për të ruajtur autencitetin e rrëfimit popullor.
Një element i veçantë i librit është përdorimi i gjuhës së gjallë popullore, me nuancë dialektore dhe me humor të natyrshëm, që e bën leximin të lehtë e të shijshëm. Përmes këtyre rrëfimeve, Ejup Brahimi thjesht ruan, por edhe ringjall një botë të tërë të mëndësisë shqiptare, ku ngjarjet e vogla të jetës së përditshme marrin dimension komik, ironic e shpesh moralizues.
NË thelb, ‘Fjalë të urta, Gjëgjëza dhe Përralla” nuk është vetëm një libër për t’u lexuar, por edhe për t’u ruajtur si dëshmi e gjuhës, humorit dhe urtesisë së popullit tonë. Ai shërben si një burim i vlefshëm për studiuesit e folklorit, mësuesit e gjuhës dhe lexuesit e thjeshtë që duan të kthehen tek rrënjët.
Përveç këtij libri Ejupi deri me tani ka botuar edhe këto vepra:
1.Rrugëtimi i përgjakur
2.Epopeja e dëshmorëve dhe martirëve të luftës (pjesa e dytë), e dëshmorëve
3.Epopeja dhe martirëve të luftës (pjesa e tretë),
4.Epopeja dhe martirëve të luftës (pjesa e katertë),
5.Monografi e Lagjes ” Gecajve” të fshatit Prapashticë Komuna e Prishtinës,
6.Këngë Dashurie,
7. Motivet e dashurisë,
8.Fjalë të urta, gjëegjëza, dhe përralla pjesa e pare,
9. Fjalë të urta, gjëegjëza, dhe përralla pjesa e dytë,
10. Monogafi e Lagjes “Cubajve”Fshati Prapashticë Komuna e Prishtinës,
11.Këngë popullore për trimat e lirisë,
12. Gjaku i derdhur për liri të Kosovës dhe
13.Jeta e shpezëve dhe zëri i tyre
Poezitë dhe vargjet tjera të Ejup Brahimit për vuajtjet e popullit shqiptar, për heroizmin dhe dëshmorët janë një thirrje për reflektim dhe nderim. Ato përfaqsojn një pjesë të rendësishme të historisë sonë dhe na ftojnë të kujtomë sakrificat e atyre që e kanë mbrojtur atdheun tonë të dashur siç u ka hije shqiptarëve të martirizuar.
