Saturday, April 4, 2026
BallinaKalendari EnciklopedikHistoriFjalët e Baba Ali Tomorit para pushkatimit – 14 janar 1948

Fjalët e Baba Ali Tomorit para pushkatimit – 14 janar 1948

“Shqipëria është e të gjithëve – e të gjallëve dhe e të vdekurve.”

Kur toga e pushkatimit u rreshtua përballë, njëri nga ushtarët u drodh, u zbeh dhe ra pa ndjenja. Zemra nuk i bindej urdhrit për të qëlluar mbi Baba Aliun.

Atëherë, me një zë të butë por të fuqishëm, Baba Aliu iu drejtua:

“Ngrihu bir! Qëllo! Zoti qoftë me ty! Po s’e bëre ti, do ta bëjë dikush tjetër. Po s’më vrave ti, do të më vrasë dikush tjetër. Gjaku do të derdhet gjithsesi, sa të zbuten djajtë në shpirtin e njeriut…”

Toga hapi zjarr disa herë.

Trembëdhjetë burra u rrëzuan për të mos u ngritur më. Por Baba Aliu, për çudi të të gjithëve, qëndronte ende në këmbë.

Një dervish, Resuli, iu afrua me lot në sy dhe i tha me dridhje në zë:

– Do të ta heq taçin, Baba?

– Hiqe, bir! – ia ktheu ai qetësisht.

Dervishi u ul, i puthi këmbët me nderim.

– Më fal, Baba!

– Të kam falur, bir.

Dervishi lëshoi një mallkim të thellë:

– U shoftë Shqipëria me këtë farë të keqe që ka ardhur!

Por Baba Aliu, me një qetësi hyjnore, e ndaloi:

– Mos, bir! Mos e rëndo shpirtin! Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve. Edhe nëse të gjallët e braktisin, nuk do ta lënë të vdekurit. Mos e ngarko shpirtin me urrejtje! Shqipëria duhet dashur. Shqipërinë e ka bërë Zoti të jetojë./Thenie te bukura/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT