Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeFjalët e fundit të Misetic në deklarimet përmbyllëse: Shpallni pafajësinë për të...

Fjalët e fundit të Misetic në deklarimet përmbyllëse: Shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq në përfundim të fjalës së vetë, ka kërkuar sërish shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat.

“Nuk kemi asnjë provë”, u shpreh mbrojtja.

Mishetiq thekso se standardi që kanë Dhomat e Specializuara e që pasqyron standardet e Tribunalit, është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në aktakuzë.

“ZPS për këto nuk iu ka treguar asnjë provë në përfundim. Ju lutem shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, tha Mishetiq pasi e tha fjalën e fundit.

Lluka Mishetiq tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.

“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”, tha ai,

“Mbrojtja e di që do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, por të atyre. Duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin. Ata dështuan të gjenin prova”, tha Mishetiq.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT