Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritFlora Capunaj-Agu i embel!

Flora Capunaj-Agu i embel!

Pritmë pak, moj dashuri
Jam rritur, nuk jam djalë,
Më s’fluturoj si petrit,
Lodhem edhe kur ngjis ca shkallë.

Falmë, dashuria ime,
Ato gabimet e mia,
Të tuat mend nuk i mbaj,
Në kujtesë ka rënë hija.

Mbama dorën, mos ma lër,
Edhe pse vitet kanë kaluar.
A e di, moj dashuri?
Veç për ty unë kam jetuar.

Puthmë dhe në gji më merr,
Puthjes zjarri s’është mpakur.
Veç mos të gënjejnë rrudhat,
Dhe të dukem se jam plakur.

Malli dashuror është gjallë,
Edhe pse flert s’bëj me rininë.
Sa herë ty të të shikoj,
Zemra do ta çaj gjinë.

Dhe për “rrugë” në u nisesha…
Ti, lotët mos i derdh me okë.
Lart nga qielli vij të të puth,
Ty, perëndesha ime në tokë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT