Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritFlora Mezini Boja-"Amaneti i tokës

Flora Mezini Boja-“Amaneti i tokës

Në çdo grusht dheu fle një amanet,
Është fjalë e gjyshërve që s’venitet.
Rrënjë të lashta, të vaditura me gjak e djersë,
Janë thirrje që zemrën e mbushin me dritë.

Toka flet me gjuhën e fortë të gurëve,
Me këngën e shtruar mbi brazda,
Me flamurin që s’u përkul kurrë,
Me lotët e nënave që pritën pa u tharë.

Është djep i lirisë,
varr i dëshmorëve tanë,
strehë ku zogjtë e Shqipes kthehen,
është borxh që na është lënë,
Është amanet i shenjtë.

Amaneti s’shitet ,
as nuk blihet me ar,,
Është frymë që lidh çdo brez ,
Është kënga jonë që s’shuhet si bar,
Zemrat tona si flakë do t’i ndez

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT