Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritFlorim Nuha-Ky vend..

Florim Nuha-Ky vend..

Në sytë e mi ka mall,
jo për botën e huaj,
por për aromën e bukës së shtëpisë,
për zërin e nënës që thërret nga dritarja,
E thoshte kurrë mos harroni ju jeni bijtë e Shqipërisë

Ky vend s’është vetëm gurë e baltë —
është frymë e stuhive që s’u përkulën kurrë.
Në damarët e t’u rrjedh historia,
me zëra që thërrasin nga shekujt
kudo që ka shqiptarë është Shqipëria

Fëmijët luajnë mbi tokën që ka parë plagë,
dhe qeshja e tyre është paqe që s’ka mësuar ende të rritet
sepse çdo gur është ujitur me gjakun e trimërisë
dhe çdo fëmijë qesh me shpirtin e dashuris
Ky vend është një premtim që s’mund ta braktis.

Kam parë njerëz që lodhen duke dashur,
që ndërtojnë shtëpi dhe ëndrra
në tokën që shpesh ua shemb durimin.
Por sytë e tyre prapë ndizen si yje të vegjël
në qiellin e Shqipërisë që jetoj me mallkimin

Në netët pa dritë,
kur heshtja duket më e rëndë se frika,
unë mendoj për flamurin që valëvitet edhe pa erë në errësirë pa drita
si një zemër që rreh vetë, e gëzuar
nga dashuria për këtë tokë të trazuar
Unë jam biri i një vendi që kërkon dritë e kërkon për t’u bashkuar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT