Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritFlorim Nuha-Pse.....

Florim Nuha-Pse…..

Pse, athua, u ndryshkën kujtimet,
Që lanë gjurmë gëzimesh e trishtimesh?
Është ndryshkur mes njerëzve dashuria,
Në detin e tërbuar nga urrejtjet u fundos lumturia.
Shumë gjëra mund të imitohen, por jo edhe fisnikëria.

Në kalendarin e takimeve ishin ndryshkur edhe datat,
Shpirtërat që gatuajnë urrejtje ngjasojnë si nata.
Edhe dyert e oborrit nuk hapen, janë ndryshk – pse, athua?
Në varreza shkon për të çuar lule, jo për me të vdekurit me bisedua.

A mund ta pyes Zotin? Besoj që po, por s’më kthen përgjigje.
Në funeralin e të vdekurit kemi futur kujtimet në valixhe.
Sikurse edhe bota, në çdo sekondë ajo rrotullohet –
Kush ka lënduar një herë, ai prapë do të lëndohet.
Më shanë, por nuk vdiqa; urrejtjet janë si errësira.
Pse, athua, disa njerëz ngjasojnë në egërsira?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll