Friday, February 13, 2026
BallinaVitrina e libritFlorim Nuha-Si fëmija pa nënë është Prishtina pa Tiranë

Florim Nuha-Si fëmija pa nënë është Prishtina pa Tiranë

Si fëmija pa nënë është Prishtina pa Tiranë,
Një zemër që rreh fort, por kërkon gjirin amë.
Një flamur në dy duar, por një shqiponjë në shpirt qëndisur
Një gjak që s’ndahet kurrë, sado shpeshë që është goditur

Tirana flet në ëndrra, Prishtina zgjohet me mall,
Në çdo këngë lirie, në çdo hap ilegal.
Kur plagët u hapën thellë në tokën e Dardanisë,
Shqipëri zëri yt u bë kushtrim i trimërisë
.
Kufijtë janë vija letre për zemrën shqiptare,
Se kombi nuk copëtohet nga tela me gjemba e fare.
Nga Shkodra në Preshevë,nga Drini në Dardani
Ti je tokë e bekuar, e imja Shqipëri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT