Udhëto pa mua, nëse rruga të thërret,
nëse era të fton e hapat s’të ndalen.
Merr dritën me vete, merr qiellin në gji,
por mos i lër hije shpirtit tim sepse u ngri
Udhëto pa mua, nëse zemra të digjet,
nëse largësia bëhet melodi e shpirti që digjet
Unë do të mbetem si gur në brigje
të pres kthimin tënd, më mungojnë përgjigjet
Udhëto pa mua, veç mos harro adresën e vjetër
se çdo udhë ka një fillim në dashurin tjetër
Edhe kur shtegëtimet të çojnë larg ekujtimet mbeten nostalgji
një fije e imja do t’ndriçojë e hija ime dotë bën shoqëri