Monday, October 13, 2025
BallinaSportFoda: Pas ndeshjes me Zvicrën, sollëm prurje të reja, i aktivizam dhe...

Foda: Pas ndeshjes me Zvicrën, sollëm prurje të reja, i aktivizam dhe me shumë mungesa, ne tani kemi grup shumë të mirë

Pas fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë në Gothenburg, trajneri Franco Foda ka folur për mediet duke vlerësuar lart angazhimin e lojtarëve dhe qasjen taktike që solli tre pikët e mëdha për “Dardanët”.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, por i qëndruam planit shumë mirë. Luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e parë, dhe tentuam me shpejtësi përpara, ku madje patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë”, u shpreh Foda.

Tekniku gjerman pranoi se pjesa e dytë ishte më e komplikuar, veçanërisht në fundin e ndeshjes kur presioni i suedezëve u rrit ndjeshëm.“Në pjesën e dytë nuk luajtëm aq mirë sa në të parën. Në 15 minutat e para po, por fundi i ndeshjes ishte shumë i vështirë. Ishim nën presion të madh nga Suedia dhe në disa raste patëm edhe fat. Por jam shumë krenar për ekipin, për mënyrën si luftuan. Jam krenar për këtë grup që më rikthen me tre pikë në Prishtinë.”
Foda foli edhe për atmosferën në Kosovë, duke përmendur reagimet pas humbjes nga Zvicra dhe transformimin që ka ndodhur brenda pak ndeshjesh.“E di që në Kosovë janë rritur emocionet dhe ambiciet. Pas humbjes me Zvicrën kishte nervozizëm dhe dëshpërim, por më pas ndryshuam shumë gjëra. Arritëm të marrim 7 pikë, sollëm prurje të reja, i aktivizuam menjëherë në ekip, dhe megjithë mungesat e shumta, kemi krijuar një grup shumë konkurrues. Kjo është një arritje shumë e madhe, sidomos kur nuk e ndjemë mungesën e shumë emrave të mëdhenj./Gazeta Blic/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT