Thursday, November 13, 2025
BallinaVitrina e libritFrederik Rreshpja: Ka filluar të plaket nëna…

Frederik Rreshpja: Ka filluar të plaket nëna…

Ka filluar të plaket nëna. Fytyra e saj po mbulohet me
rrudha.
Po mbulohet me një pleqëri të bukur
Ç’është kështu kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?

Dhe duart që më mbanin mua, tani janë rënduar.
Po s’ka gjë. Nga shpirti i saj
zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.

Ecën ngadalë nëpër dhomë.
Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj,
por s’më ka pyetur kurrë pse s’kam shkruar asgjë për
të.

Se nëna e di,
Fjalën e parë në botë ia kam thënë asaj.
Dhe fjalën e fundit në këtë botë asaj do t’ia them.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT