Atdhe!
Të kanë tradhëtuar
Të kanë shitur.
Tradhtarët,bastardët.
Stë lanë asgjë
As nder as vlerë
As fytyrë nga të parët
.
Në paç fatin e keq të sulmojnë
armiqët zagaret.
Sduan tja dijnë
I shiten armët.
Për interes të vet
E djegin flamurin paturpsisht
Bastardet ,tradhtarët
Për pasuri e pushtet
E shqyejnë njeri tjetrin ujqërisht.
Këta skanë fe
Skanë atdhe
Skanë fytyrë as ymër.
Atdheun e duan veç për vjeshtë
Atdheu për këta nuk ekziston në dimër.
Po harrojnë edhe germat e
emrit tuaj.
Bastardve ,tradhtarve u dukesh
I huaj
I huaj
I huaj!
Gjithsesi brezi im dhe unë
Dashurinë per ty atdhe
Se shuaj
E ruaj
E ruaj
E ruaj.
