Eja Migjen
me fjalën tënde më qeras.
Më fal grushtin tënd të fortë
qiellit tja rras.
Zbrit pak mos rri në at kënd
Bisedën me ty vrullshëm ta nis
Të shohish vendin tend
Ku nuk ka më farë nën plis .
Zbrit nga qielli poet
Koha vriste dje
Prap koha vret
Tani dhe vdekja kërkon të holla
Zbrit e besoje vet, o Millosh Nikolla.
Tokën e mbulojnë dertet
Në qiell ka pak yje
Njerzia numron vdekjet
Si kokrra tespije.
Eja shih njerz duar shtrirë
Si në legjenden e vjeter
Ishim shpresëmirë
Po s’ gjetem botë tjeter.
Eja Migjen.
Se gjoja kemi festë
Shihe kombin tënd
Të përçarë,
Në ndarë në shumë pjesë.
Eja e shih
Si gjuajmë njeri tjetrin
me rrufetë e zemrimit
Akoma zihemi si qentë
për ditën e çlirimit.
