Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritFrrok Doda -MIRDITORJA.

Frrok Doda -MIRDITORJA.

Në bjeshkët e larta ku rrin zana.
Në netët e bukura kur del hana.
Sikur dielli ban dritë
Ska ma të bukura se gratë në Mirditë

Si agim kur dita del
Përmbi gur kur lulja çel.
Lule mali lule bore.
Mrekulli gratë mirditore.

Si shqiponja përmbi shkëmb
Më e bukura në çdo vend.
Gur themeli në traditë.
Gratë fisnike janë në Mirditë.

Uji kulluar nëper gurra
Rrisin djemtë i bëjnë burra.
Shami zezat zemer kuqe
Rrisin vajzat i bëjnë nuse.

Perendia ka vënë dorën
Ka bekuar mirditoren.
Kur përkund fëmijën e djepit
Një princ të ri ja jep vendit.

Mirditorja zjarr në voter.
Bujari e nder në sofër.
E ruan rracën rjedhen e gjakut.
Rrisin princa në derë të konakut.

Me shaminë e zezë mbi ballë.
Në kujtim të Gjergjit të Madh.
E ruan gruaja soj Mirdite.
Ma e pastra rracë etnike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT