STOLITË E NUSES.
Kur në ballë pashë ato strengla
Mu drodh syri
Më luajti mendja.
Ti ka ble ty djali
Fort po të shendrit balli
Te shamia e kuqe
Se do bëhesh nuse
Këto strengla ari
Po të shndrijnë te balli
Me stoli floriri
Si ylber te gjiri.
Ato strengla të bardha
Ti ka ble ty lala
Me para të bardha
Gëzojmë nëper dasma.
Luaj, dridhi, dridhi
Dridhi ato strengla
Je si lule prilli
Po na gëzohet zemra.
