Në Kunorë dielli ka ra.
I lëshon rrezet deri n’ luginë.
Zanen e malit e kam pa.
Si sorkadhe gjeraqinë.
Vesh me t’bardha me t’bukurin petk
Bukuria mirditore.
Ndrin si drita cep më cep.
Rjedh ujvara burim bore.
Krejt Kunora me currila.
Bukur duket kreshta e bjeshka. Këndojnë me gëzim zogj e bilbila.
Vjen pranvera zgjohet jeta.
Sa madhshtore rri Kunora.
Ka duru rrufetë e malit.
Rrjedh lot gezimi e lot bora.
S’thahen kurrë lotet e mallit.
Mori zana e lule bores.
Prej burimit na sjell uji.
Na sill lule prej Kunores.
Mos u ban dashni e huji
Rrjedh uji mali pika florini.
Nga ujvara e burime.
Me freski na mbushet shpirti.
Uji i ambel i vendlindjes sime.
Ti je e bukur zana malesh.
Melodi e flladi bjeshkes.
N’maja t’nalta përherë ndalesh.
Krenari bilor i jetes.
Sill ca lule prej Kunore
T’bajmë kurore për dasmen tande
Merre djalin dorë për dore
Të knojmë kangë e të hedhim valle
