Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritGabriela Mujaj-RROBAQEPSJA

Gabriela Mujaj-RROBAQEPSJA

Po vjen prandvera
Lulet kanë çel mbas shpiet.
Ajo ka orë që qep’ në makinë.
Nja dy rreze i kanë ra mbi flokë,
E ata djellohen edhe ma shumë.
“A iu ka marrë uja”, – na pyet neve,
Fëmijëve.

Por ne luejmë me makinën e re të kuqe
Që ja blen’ vëllait për Pashkë,
Dhe me kukullën teme që mbas
Lutjeve të përshpitshme me ngashnjim,
Nan’ Tina ma bleu në Koplik.

Ajo i lye gjithmon’ buzët e kuqe
Dhe gjithmon’ e ka nji buzkuq me vete
në xhep,
Ashtu baj dhe un’ tash që jam rrit.
Ajo ka orë që po qep’ diçka në makinë,
Perlat i shkëlqejnë në qafën e bukur
E të bardh’.

Aty pak para se me ra muzgu
Afrohet me dy bluza boj’ gjaku në dorë,
Me kordele ka ana e zemrës.

Unë e motra i lidhemi për kambë.
Nesër kem’ me shkue në shkollë
Me tesha të reja, të cilat si ne të dyja,
nuk ka me i pas kush.

Ajo ka orë në makinën e saj qepëse…
Dhe gishtat e saj janë të gjatë,
Të bardhë dhe të shpejtë,
Në të cilët rrijnë unazat
Që baba me aq dashni ia ble.

…Veçse në sytë e saj të qielltë
Ka tis trishtimi,
Ajo asht aq ndryshe prej grave tjera aty,
Prej grave të kqija…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT