Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritGafurr Bytyqi-FUND KOHËTALLJESH

Gafurr Bytyqi-FUND KOHËTALLJESH

FUND KOHËTALLJESH

Valltarëzinj të mësuar zi të
luhet vallja
Që s’mësoheni pa s’mësoheni me valle llojesh tjera
Shihni a nuk shihni mori fund kohë-tallja
Mote, n’djall, mu n’djall, kur kund s’shihet vera…


Valltarëzinj të valles me Fatziun n’zgrip…
Kobtarë n’varg pa fund të pangopur
Hienë pas hiene hienisht e shqip
Hapur hedhur vallja rëndë e zi ngrefosur.


Valltarëzinj valleje që i doli aq shumë boja
Nostalgjikë t’paepur,-hije thuajse e rënë
Shpirt e sy trishtuar rëndë e më rëndë loja
E, se vie kështu…,thënë për t’thënë, është thënë!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT