Saturday, December 27, 2025
BallinaSportGalatasaray e fiton derbin ndaj Beshiktashit

Galatasaray e fiton derbin ndaj Beshiktashit

Galatasaray e ka fituar derbin ndaj Beshiktashit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Turqisë.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Mauro Icardi, në minutën e 26’. Katër minuta më vonë Beshiktashi mbeti me një lojtar më pak, pasi Mert Gunok u ndëshkua me karton të kuq. Kështu edhe u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Beshiktashi e barazoi rezultatin me anë të Alex Oxlade-Chamberlain, në minutën e 69’.

Megjithatë, Icardi doli edhe njëherë në skenë, në minutën e 82’, duke realizuar nga penaltia.

Galatasaray pas nëntë xhirove prin me 25 pikë, me tetë fitore dhe një barazim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT