Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritGani Kola-MITET GJAKUN NA KANË INFEKTUAR

Gani Kola-MITET GJAKUN NA KANË INFEKTUAR

Mujo dhe Halili,
Atje në Jutbinë,
Enveri me Miladinin,
Formuan partinë,
“Jemi të dyzet e njëshit,-
Thonë veteranët,-
Ne sollëm lirinë,
Se bëmë luftën,
Dhe jemi fitimtarët,
Ndaj ne duhet,
Të sundojmë,
Ju jeni qafirët,
Se duart,
Me gjakun tonë,
I keni lyer”.
Ju thoni ishte
Luftë çlirimtare,
Të tjerë thonë,
Ishte luftë civile,
Nuk e dimë,
Kush ka të drejtë,
Dhe cilët
Na bëjnë hile.
“Ne, – thërrasin
Disa të tjerë, –
Jemi të nëntëdhjetës,
Kemi qenë
Dhe në grevë urie”, –
Pëllasin ata
Me plot mburrje,
Dhe pse bij e bija,
Sigurimsish qenë,
Apo sekretarësh partie.
Ju kështu një ditë,
Do t’pretendoni,
Se jeni korifej:
“Pushteti vetëm neve,
Duhet t’na takojë,
Ju të tjerët s’keni fe”.
Disa me të drejtë,
Me zë të lartë,
Pareshtur bërtasin:
“Jemi t’burgosur politikë,
Ne jemi ajka,
Të tjerët që burg
S’kanë bërë
Asnjë ditë,
Nuk janë gjë tjetër
Vetëm komunistë,
Ndaj e drejta,
Është vetëm me ne
Tani duam shpërblimet,
Ju të tjerët që deri dje,
Keni ngrënë,
Tani hani një tas dhe”.
Me mite të tilla,
Shumë po vuan ky vend,
E habitshme, o të mjerë,
Por s’po zini mend.
Evropa me kohë ka ecur,
Me shpejtësinë e shigjetës,
Ndërsa ju, o të marrë,
Me hapin e breshkës.
Vazhdoni të puthni mitet,
Dhe popullin të varfër e lini,
Një nga një ikën vitet,
Ju mbetët ata që jeni.
Shumë parti janë krijuar,
Në dallim,
Nga çdo vend tjetër,
Në këtë botë,
Dhe me pesë anëtarë,
Por me dhjetë të parë,
Se jemi popull i zgjuar,
Ngaqë mitet gjakun,
Na kanë infektuar.

KUJDES, SE PO JU GRABISIN SHPIRTIN
Dhe pse ju të gjallë jeni,
Ata ju konsiderojnë të vdekur,
Se ju duan lidhur, ashtu si qeni,
Duke ju vënë në duar hekur.


Kujdes, se po ju grabisin shpirtin,
Siç bënë pesëdhjetë vjetët e shkuar,
Ju japin dorën, pas ju fusin gishtin,
Pasi për ta ju keni votuar.


Me sindromën e Stokholmit ju kanë helmuar,
Ndaj keni filluar me mall t’i përqafoni,
Por kur një ditë të pendoheni, o të uruar,
Me siguri prapë, duke qarë do t’filloni.


Ju po harroni shokët varur në tel,
Prej baballarëve të këlyshëve të rinj,
Ata mallkojnë pse shpirti s’ po u del,
Se gjen pas gjeni do t’mbeteni shpirtzinj.

NËSE TRUPIN TONË AI DO T’NA NGROHTE
Në oborrin e burgut, kur dilnim për ajrosje,
Çudi, por dhe dielli na pat’ marrë shumë inat,
Vetëm me retë rrinte dhe llafoste,
Dhe ashtu si në qeli, na bëhej ai natë,


Ndoshta sepse kishte shumë frikë,
Ndonjë rreze drite ne t’na lëshonte,
Se mund ta dënonin dhe atë një ditë,
Nëse trupin tonë ai do t’na ngrohte.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT