Gérard Pique: “Hera e parë që takova Shakirën ishte në Madrid kur po flimonim videon për ‘Waka Waka’ para Kupës së Botës 2010 dhe kërkova numrin e saj. Ajo mbërriti në Afrikën e Jugut para nesh ndërsa po këndonte në ceremoninë e hapjes. I dërgova një mesazh ku pyesja se si ishte moti sepse po arrinim brenda disa ditësh. Kjo është një pyetje tipike idjote që shkruan dhe normalisht merr një përgjigje si ‘Bën ftohtë, sill një pallto’. Por pastaj ajo shkruan një tekst të gjatë, duke detajuar ndryshimin e temperaturës gjatë gjithë ditës.Mendova ‘Jezus, kjo nuk është normale’. Ishte në ato detaje që mund të dalloja se kishte një dashuri. Filluam të dërgonim mesazhe gjatë gjithë turneut.Megjithatë, mundësia e vetme që do të kisha për ta parë atë do të ishte në finale pasi ajo po performonte në ceremoninë e mbylljes. I thashë asaj se nëse do të më duhej të arrija finalen për ta parë, do të bëja kështu.Finalja ishte gjëja më e mirë që kisha përjetuar që kur Spanja fitoi Kupën e Botës dhe takova dashurinë e jetës sime. U largova nga Afrika e Jugut si një person tjetër. “
