VARKA PESHKIMI
Sipërfaqja e ujit
një blu që ndriçon,
mbi të dy pika notojnë
– varkat e peshkimit
rrjetat e tyre
pastrojnë shtratin e detit
duke zënë mbeturina ose peshk
poeti gjithashtu
ditë pas dite hedh rrjetat e tij
- duke mos e ditur
nëse do të zërë dritë
apo errësirë.
Përktheu në shqip: IRMA KURTI
