Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritGerta Bandilli Becka-Filozofi vjeshte...

Gerta Bandilli Becka-Filozofi vjeshte…

Filozofi vjeshte…

I fundit kalimtar
i vjeshtës,
Mbi gjethen e rrëzuar
në buzëmbrëmjen e hidhët
nën një qiell të largët
me yje të pashpresë


në parkun ku drurët
treteshin ngadalë
në mjegulla mendimesh
e lulet e thërmuara petalesh
vallëzonin me këmbë
të gjakosura nga këpucët e rënda,


Shoi cigaren e fundit
të ditës…
Ç’ tju them më tej?!
Errësirë u bë përqark…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT