Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritGerta Bandilli Becka-Si hëna

Gerta Bandilli Becka-Si hëna

Si hëna

Femrat janë si hëna
Hollake, të plota, nazelie
Njërën anë të tyre
Gjithmonë e mbajnë sekret.
Netëve ndriçojnë mjaftueshëm,
E pasqyrojnë në lëkurën e tyre,
Prekjen nga puthjet e natës.
Mendueshëm vështrojnë tokën,
Sa herë rruga e tyre pengohet
Nga retë e dhimbjes e trishtimit.
Në mëngjes përgjumen,
Ngacmuar nga rrezet e diellit
E sekretin e tyre nxitojnë ta fshehin
Brenda guackës së zemrës.
Ditën askush s’e vëren
Praninë e tyre të dukshme
Dhe presin natën kur gjithkush
I dëshiron, oh, sa shumë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence