AJO ENDE E PRET KTHIMIN
Njëherë i ranë udhët
përskaj kulle
egërsishtë
e furtuntë,
ato hyn brenda
pa e pyetur fare
i grabitën të birin
dhunshëm
pa dëshirën e saj
tek porta
i mbeti guri
dhe silueta e saj
e kërrusur mbi
të birin që ia morën
kush e di se ku e shpien
udhëve të botës
nga ajo ditë
syri i nënës lotin se pushoi,
pikat e lotit
që ranë mbi
cop copë e bënë edhe gurin
zemra e coptuar e nënës
ende nëpër dekada
pret kthimin
e birit të saj.
