Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Dialog me dallandyshen

Gina Xhaferaj Kapaj-Dialog me dallandyshen

Dialog me dallandyshen

Dallandyshe, moj ku vete?
Kur hap krahët nëpër dete?
Merrmë mua nëpër brigje
Nëpër dallgë e fluturime
Bëmë zog të fluturoj
Bëmë zog me krahë të fortë.
Të çaj retë edhe stuhinë
Të heq mjegullën në brinjë


Të më dehë lartësia
Të më marrë lumturia
Bëmë zog me krahë zgalemi,
Jepmë, jepmë, vrull levendi.


Nëpër gurra, nëpër maja
Do të bëhem si ujëvara
T’më gëzojë jehonë e Jonit
Të më japë bekimin zoti


Bëmë flutur në lëndinë
Të gëzoj në Kuç me lisa e trëndelinë
Merr një degë ulli prej Vlore
Do ta mbjell në shtigje bote


Ku gjethon bari në gurë.
Ku këndojnë zogjtë në drurë
Ku limonat i zverdh malli.
Ku nga kënga jehon mali.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT