Dola në kodër lart
O ju të bukurat lëndina
të mbushura me trëndafila
Ju lëndinat e bekuara
sa njerëz atje janë dashur
Sy e buzë sa kanë kaluar
prandaj qëndron e jeshiluar
Djali
-Të dërgova moj lajm e letër
Të pres që të të takoj
Pres e pres të të shikoj
Flokët mbi supe hedhur
lum dhe pylli që të pa.
Në fund të rrugës të më vije
Me fustan ylberi ngjan.
Te ty çdo gjë gëzon e ndrin
Vish moj fustanin e bardhë.
Moj flutur nëpër lëndinë
Sa u gëzova vërtet.
Ohh moj se më ka ikë gjumi!!
Fluturoje përmbi sup.
M’u duk se s’ikje pa mua
Krah për krah ecëm në rrugë/
Të gjithë ty të shikojnë
Bukuria jote e përrallë
Mua shum më zbukuron
E më deh si me shampanjë
Ahh s’di ç’më ke bërë moj mike
Më shumë se veten të dua
Jo s”rri më dot larg nga ty
Mendjen ma ke turbulluar
.
Je si bletët punëtore.
Ato mbledhin nektarë.
Ti je mjalti nëpër hoje.
Lum ai që do të marrë
