Fllad deti
I dua të gjitha flladet e freskëta në det
Kur dal në një kodër me ullinj të bleruar
E në pjerrësi shoh dallgën që shpërthen
E trupi me bëhet me aromë trëndafiluar.
Më pëlqen kurora e fjalës tënde si luledele
Më duket sikur nga gëzim shkoj deri në hënë.
E lumturuar jam në qiell blu dhe përtej reve
E me dëshirë të numëroj yjet një e nga një
Ashtu i lumtur, I hareshëm, erdhe edhe ti te mua
Ehh dikur të prita me ca trëndafilë të bardhë
E pastaj i mbolla në një saksi me duar
Me to përherë e zgjoj kujtimin e takimit të parë
As yjet, as qielli, as dielli nuk e di pse s’më pëlqejnë
Kur të kërkoj ty me sy e nga larg dua të shikoj
Filloj e belbëzoj ca fjalë me vete shpesh herë
Sikur jemi të dy në mal, në det a në një fllad
