Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Jo, emigrimit

Gina Xhaferaj Kapaj-Jo, emigrimit

Jo, emigrimit

Emigrantë kurrë mos pastë
është i rende emri vete?
Eshte i vdekur ne te gjalle!!
Sa te gjeje veten e vet!


Ikën nga vend i shtrenjtë.
Pa e ditur çfarë të pret!
Ëndërron apo të duket.
Sikur do bëhesh mbret.


Sikur lekë me thasë të kesh
A një bankë te thesari
Pa u lodhur e pa djersë
Të përlcet zemra nga marazi.


Po kur vete në mërgim
Zemër, moj si s’po pëlcet!?
Le shtëpi e katandi.
Le ç’ke punuar kaq vjet.


Ikën shtigjeve nxituar.
Ku të çojë fati vetë.
E lë nënën të munduar.
Loti lumë në sy I rrjedh


Gjithë jetën ia shkurton
Ç’faj ke ti, o moj e shkretë?
Po të pret me mall në portë
Mos te vjen ndonjë haber


.Se dhe unë jam nënë vetë
Që lashë nënën e malluar
Si të lashë o nënë e shtrenjtë.
Qaj për ty e qaj për mua.


Vetëm mbetem qe të dyja
iken ti e ika unë.
Mergimi vazhdon si krua.
Sikur vjen o një furtunë


.S’kthehen më te prag I dashur
Por për ty sot derdh ca lotë
Bukuria që sjell pragu.
Është më e mira në bote.


Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT