Kur shetis në Grykë të Kuçit
Kur shetis në grykat labe
Bëhem vajza me kurorë
Bëhem flutur që hedh valle
Bëhem lulja te buqeta.
Grykë e Kuçit më jep dehje
Me një fllad që vjen nga mali
Nëpër gryka era tretet
Si uj mali shatërvani.
Kur prek udhë Progonati
Bëhem lis e bëhem pishë
Sa fuqi më merrka shtati
syri ndizet si shkëndijë.
Ku ta gjej mikun e largët
Dorë më dorë e hap më hap.
Pranë sofrës, prag më prag.
Bëhem zog e pulëbardhë.
Këtu s’ka dyer dogane
këtu zoti ka shtëpinë
e hedh hapin si sorkadhe
marr në zemër kaltërsinë.
Këtu mali i puth yjet
Kënga bëhet shufër ari
Sofra paska këngë urime
Pikëlon vesa te bari
