Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Nata e largimit

Gina Xhaferaj Kapaj-Nata e largimit

Nata e largimit

Atë natë ishte një mërzi e pamatur në sytë e mi
Lotë s’pushuan në momentin që u largove
u bë një boshllëk e më erdhi Brenda një sëkëlldi
sikur isha bërë një gjethe mes shqote.


Menjëherë kokën ktheva mbrapa e hutuar
Pashë gjithë rrugët nga erdhe dhe nga ike
Të gjithë udhët të tëra sikur ishin errësuar
Nga sytë nuk shihja asnjë që shkonte e vinte


I mbaja në dorë t’i jepja dy trëndafilë
Por ndarja është me vdekje shpirti njësoj
Bëhet fole e trishtimeve dhe e sëkëlldisë.
Askush nuk të hy në sy kudo në botë


Dhe qielli u errësua për mërzinë që mora
Filloi një erë të frynte në dete e brigje
Asgjë nuk shihja në dritën që shikoja
Hënës i iku ndriçimi, retë u mblodhën mes qiejve


Vetja m’u duk mëkatare më e madhe
Pa patur më të voglin gabim në këtë jetë
As hojet e mjaltit si shihja në male
që bletët punëtore ma kishin sjellë.


Më vinin vërdallë më shikonin në sy
Yjet të gjithë me mua u bashkuan
Se më njihnin kur dilnim bashkë të dy
Më panë vetëm e me të shpejtë m’u afruan


E desha si askënd tjetër në botë
Por ah, ai s’e pa e s’e kuptoi kurrë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT