Rrugët e jetës
Me hapa të
ngadaltë kam ecur në rrugë
Në brigjet e jetes shumë kam mësuar.
S’kam dashur kurrë të digjesha në prush
Po vetëm të shkoja në malin e bleruar.
Desha të qëndroja vetëm pak nëpër lëndina
Me lulet të gëzoja e të largohesha përsëri.
Shumë herë ditët kanë qenë të vështira
Aq sa më duket dhe sot si një çudi.
Në rërën e detit shpesh si
fëmijë qëndroja
Atje bëja kala të madhe që më binte përsëri
Me diellin e agimit gjithçka bisedoja
Si drenusha që në degë zbret më nxitim.
Kërkova në brigjet e bukura të dashurisë
As i pashë ndonjëherë as i mendoja t’i arrija
Se më bëhej një mjegull e errësirë
Në ato shtëllunga asgjë nuk shihja
Me pëlqenin majat e larta, lisa e pisha
E unë sikur isha dallandyshe pa çerdhe
Në degët e pyllit këndonin bilbila
Me to gëzohesha edhe unë ditëve e netëve
Shkoja të ndizja një zjarr të vogël pa bujë
e ngrohesha duart e mia të vogla, të ngrira
Si të arrijnë në Qiellin e Shtatë në një fund??
Ku të mos ekzistonte kurrë zilia.
