Ti erdhe…
Aty ku jeta kishte rënë dhe e lodhur flinte.
Aty ku shpresa ishte hedhur në një pyll me gjemba.
Dashurisë i ishin prerë gjymtyrët gjer në dhimbje.
Besimi ishte flakur nëpër shkurre e ferra
Aty ku fati të dërgon një hap pranë gremine
E të bën të lëngosh, të rënkosh gati pa shërim
Aty vetë zoti më afrohet me fjalë shenjtërie
-Çohu moj se jam unë mburojë për lumturinë!
E teksa kisha ftohtë nga një dimër me acar
Pashë një lëndinë të largët ku kishte lule pyje.
Çuditërisht një pemë e lartë kishte lëshuar lastar.
E më tha të kujdesem vetë të mos ketë vyshkje.
