Rropamave ngrihet më e fortë
Duke e ribërë veten çdo ditë
Shpirti i saj nuk ndryhet në qeli
Ajo është stuhi !
E merr përpara trishtimin
Duke e shkatërruar jashtë radarëve të saj
E si kardiolog Nobël,
Mbledh copëzat e zemrës së thyer
Duke kthyer humbjet në triumfe
Në Ferrin e Dantes, mbjell pranverë
Diellit ia hap portën
Shpirtit ia bën strehë
E bëhet njësh me të.
Ajo është natyrë dhe në
Amazonë mbijeton,
Ia merr këngës më të bukur
Nën qiellin e saj yjorë
Dimrin në Antraktidë e thinj,
Akullin ia shkrin në flakë sysh hyjnor
Më dhëmbë hekurin bluan ,
E shpërthen si lulja në shkëmb
Llavën vullkanit ia shuan
Në kroje pranvere
Detin në këmbë e kalon,
Malli, ah malli gati e vret!
Ajo pret ne atë mrekulli
Në shpërblimin e jetës
Dhe buzëqesh si Perendi!
