DEHJE VJESHTE…
O ç’spektakël bënte vjeshta
Ngjyra-ngjyra si pikturë
Nëpër erë vallzon gjethja
Herë në degë e herë në gurë .
Vala puth bregun e detit
Shegë e kuqe kuqon malit
Perëndim i zjarrtë i diellit
Seç ia dogji zemrën djalit.
Po thith mushtin e bekuar
Rrinë bashkë ulliri, pjeshka
Buzë e nxehtë e dashuruar
Ai shtatlistë, kjo e zeshkta .
Qiell e tokë u takuan
Kur u panë sy me sy
N’vals e tango u bashkuan
Jeta mori frymë aty.
