Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Duar bosh

Gjelina Maçi Keci-Duar bosh

Duar bosh, siç erdhe në fillim,
me një kostum do shkosh në fund.
Veç atje lart s’ka asnjë mashtrim:
ar e pasuri s’pranohen askund
.
Shpirtra pa derman janë pushtuar,
veç për marrëzina iu shkon mendja.
Dashuria, respekti janë harruar,
sikur me gur të jetë mbushur zemra.

O njeri, sa të jesh gjallë, jeto me nder,
mendoje mirë edhe një fjalë.
Mos vrit të bësh pasuri për asnjë vlerë,
se Zoti kurrë s’pranon djallë.

Nëse mundesh, shtrije atë dorë
pak përtej strofullës tënde ;
një kafshatë lypsit të gjorë
apo gëzo zemrën e një nëne.

Njeriun tënd së pari, siç tha Nënë Tereza,
nëse mundesh, pastaj botën mbarë.
Se kështu thotë jeta, kështu e ka rrjedha:
kemi ardhur për sprovë, e jo për garë.

Shpirtin e mirë e përqafon dielli,
mos mendo se asgjë s’shkon kot.
S’ke nevojë të shkosh te hoxha a prifti,
kur jeton në atë shpirt-si zot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT