Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci- Jam Grua-

Gjelina Maçi Keci- Jam Grua-

Jam Grua-

Jam Grua…
Qielli e Toka më bekuan në çdo kohë
Me forcë e mirësi porsi një krua..
Që bota e gjallë të vazhdojë.


..Jam Grua..
Jam kala që rezistoj
I njoh lotët, por sërish dua.
Deri në frymën e fundit unë luftoj..!


Unë jam sythi që shpërthen.
Jam akull, jam dhe zjarr..
E dua jetën si do që vjen..
Për të tjerët jetën time fal

.
Jam grua që s’ka mbarim…
Jam lulja që çel në gur
Dhe kur fle jam në zgjim.
Rrufetë i pres …
bëhem si mur.

Jam Grua..
Jam blerimi që s’njeh kufi.
Çdo stinë lulëzon me mua.
E mund vdekjen..
…..se lind fëmijë…!!!


Jam grua, jam e brishtë
Me sytë e dhembjes botën..shikoj..
Edhe natën e bëj ditë..
Me dashuri unë shëroj.


Jam Grua..
Jam Dielli që të ngroh..
Jam dhe Hëna që ndriçoj..
Jam ajo që me djallin luaj ..
Engjëll bëhem e shkatërroj.!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT