Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-KAM FRIKË…

Gjelina Maçi Keci-KAM FRIKË…

Në vendin e Orëve, të zanave,
në vendin e nimfave dhe të sirenave,
kam frikë
se do të djegë dashuria,
si dikur uria,
e s’do të kenë ku të trokasin bijtë
kur të vijë ajo ditë.

Kam frikë
se mbi pasqyrat cipkristalta
të ujërave të detit tim,
dielli do të lindë me njollë
dhe do të perëndojë
i lidhur me hekura
mbi të Bukurën e Dheut.
Pas një loje tepër të gjatë,
do ta harrojë amanetin
e hyjnive për bashkim.

Kam frikë
se ti je si lagështira
që hyn pikë nga një pikë,
e muret bosh po më vdesin,
dhe varret, që nga Eva e Adami,
po shpallen anonimë.
Medet, sa kam frikë:
s’do të kenë as ku të trokasin bijtë
kur të vijë ajo ditë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT