Pa qenë mos u bëj pis, o njeri!
Me baltën që bota të ofron
Një shpirt i bukur dritën zgjedh
Dhe mendjen e vetëkomandon.
Mos merr pjesë n’çorbën që tjerë gatuajn,
Dhelpër e kobrat kanë qenë gjithmonë,
Yllin në ballë s’mund ta shuajnë,
Artin shpirtit dot nuk ia shkatërron.
Dikush sfidave ka lindur për të shkëlqyer
S’ka djallë që e mund dot,
Në diell sy e shpirt ka ngjyer,
Urrejtja s’ka stol në t’sajen botë.
Në jetë takojmë trafik fytyrash
E njerëz pak, o Zot pse kaq pak?
Bëj ç’mos të jesh një nga ata
Të mos bësh vrasje pa pikë gjak!
Shko rrugës tënde dhe fal
Të falësh, por kurrë mos harro!
Një ujknjeri s’ndryshon kollaj,
Larg tij për vete e njerëzit që do.
Ndaj mbaje mend mirë e laje shpirtin,
Mos bëj kurrë me engjëj kanibalin
S’e llumi i tij stërpik dhe diellin
Kujto që i vdekuri jeton në të gjallin.
