Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-PA TY ZANË S’M’DUHET GJA BJESHKA

Gjelina Maçi Keci-PA TY ZANË S’M’DUHET GJA BJESHKA

PA TY ZANË S’M’DUHET GJA BJESHKA
Atëherë n’bjeshkë po veroja
Gjithkund lëshova sytë e mi
Mblodha drethat n’prehën t’i lshoja
Marak u bana shumë në ty.


Natën hana nuk po m’shndrit
Dielli ngroh e shkrin borën
Më more zemër edhe shpirt
S’po m’zen vëndi pa t’lyp dorën.


Zbrita shpejt atje në qytet.
Porsi zana ne det tuj u freskue
Kush t’pa ty, u ba me dekë
Lum e mjeri unë me ty dashurue

.
Bardhë si bora e kuq si shega.
Vajzë ilire, mrekulli
Pa ty zanë nuk m’duhet gja bjeshka
Ma fal qafën ta mbush me flori.


Trim m’thonë e kurrë s’u frigova
Edhe luftës i bana pritë
Për mbas teje krejt marova
Bashkë të gjithë i zgjidhëm zinxhirë.


Vajzë Kosove a vajzë Shqipnie
N’ma japësh belin, ta jap besën
Janarin diell e korrikun hije
N ‘Zot betohem bashkë do vdesim.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT