Porosi për Shën Valentin
Mos e këput lulen për mua,
Që luftoi me ngricën për të çelë,
Këtë dhuratë unë aspak nuk e dua,
Bijën e parë të bukurës pranverë!
Për një festë të tillë nuk më kanë pëlqyer
Vitrinave mos shiko për diamant , e as për flori…
Se dashuria jote, është më e vyer,
Është e gjallë e s’ka nevojë kur të kam ty !
Dua të të kem pranë në sy të shikoj,
Me shpirt më ke dashur , e jo vetëm në ditë si kjo,
Asgjë më shumë nga ti nuk kërkoj ,
Çdo ditë është Shën Valentin , ndaj eja më përqafo!
Se kjo jetë nuk është si molla
Që e blen nëpër markete,
Dua sytë që më ngrohin në mote,
Shenjtërinë ta kem me vete.
Dua dehjen e përqafimit
Të më ngrohë ditën, natën…
Në këtë botë të marrëzimit
Të fitojmë përmbi shtrëngatën!
